Evropa Juglindore duhet të prodhojë më shumë se 30% të energjisë elektrike me derivate fosile deri më 2030

Maqedonia

Evropa Juglindore duhet të prodhojë më shumë se 30% të energjisë elektrike me derivate fosile deri më 2030

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 19:06
Foto ilustrim

Rajoni i Evropës Juglindore do të duhet që më shumë se 30% të kapaciteteve të prodhimit të energjisë elektrike t’i arrij me derivate fosile deri në vitin 2030, kurse më shumë se 95% deri në vitin 2015.

Kështu thonë rezulatet e realizimit të Projektit për energji elektrike në Evropën Juglindore (SEERMAP), të financuar nga Ministria federale e bujqësisë, pylltarisë, mjedisit jetësor dhe menaxhimit me ujra e Austrisë, së bashku me Fondacionin Evropian Klimatik.

Projekti është realizuar nga Qendra rajonale për hulumtimin e politikave energjetike (REKK). Janë zhvilluar tre skenare të zhvillimit të sektorit elektro-energjetik deri më 2050 në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Bullgari, Greqi, Serbi, Kosovë, Mal të Zi, Rumani dhe Maqedoni.

Skenari i parë – status quo – reflekton zbatimin e politikave të tanishme energjetike; skenari i dytë – dekarbonizimi – reflekton strategji afatgjate për uljen e emetimeve të CO2-shit në pajtim me synimet për uljen e emetimeve të BE në sektorin e energjisë elektrike në tërësi; skenari i tretë – vonesa – përfshin implementimin preliminar të planeve kombëtare të tanishme investuese të ndjekura nga ndryshimi i drejtimit politik deri më 2035, që rezulton me realizimin e përafërsisht të njëjtit qëllim për uljen e emetimeve deri më 2050, si skenari i dekarbonizimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat