Xhaferi në Washington, flet për integrimin e Maqedonisë në NATO e BE

Maqedonia

Xhaferi në Washington, flet për integrimin e Maqedonisë në NATO e BE

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 23:37
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferri, ndodhet për një vizitë në Washington.

Ai mori pjesë në Forumin Parlamentar të Sigurisë, ku ishin të pranishëm disa kryetarë kuvendi, deputetë, ministra dhe ekspertë të fushës për parandalimin e financimit të terrorizmit dhe larjes së parave.

Xhaferi ishte i ftuar për një intervistë në studion e Zërit të Amerikës. Ai foli për disa çështje me të cilat përballet vendi, si përpjekjet për integrimin në Europë dhe anëtarësimi në NATO, korrupsioni dhe praktikat korruptive të disa ligjvënësve, projektligji për gjuhën shqipe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat