Përgjegjësi për gjykatësit lidhur me “AKMIS-in”

Maqedonia

Përgjegjësi për gjykatësit lidhur me “AKMIS-in”

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 08:35
Ilustrim

Kryetarët e gjykatave, të cilët kanë ndarë lëndë në mesin e gjykatësve në dorë dhe me telefon, duhet të përgjigjen penalisht, thotë ish-prokurori Aleksandër Nakov. Sipas tij, raporti përfundimtar i Ministrisë së Drejtësisë për verifikimin e sistemit elektronik për ndarjen e lëndëve, i njohur si AKMIS, ka treguar se kryetarët kanë abuzuar me pozitën e tyre zyrtare, duke i kurdisur sistemimet e gjykatësve dhe në këtë mënyrë kanë manipuluar me sistemin.

…Me vetë këtë bëjnë vepër penale, shpërdorim të detyrës zyrtare. Pse? E shmangin përdorimin e AKMIS-it i cili bën sistemim pa kurdisje. Ata në duar ua kanë ndarë gjykatësve, të cilët e kanë kryer detyrën me urdhër të kryetarit- tha ish-prokurori Aleksandër Nakov.

Inspektimi tregoi se praktikë në Penale dhe Supreme ka qenë që shpesh të ndryshohen sistemimet, gjë që është kundër rregullores. Nga Drejtësisë na treguan me gisht se cilët kryetarë gjykatash përmes telefonit kanë urdhëruar cili gjykatës cilën lëndë ta gjykojë. Por, periudha e kontrollit të sistemit, tregon se manipulimet eventuale në Supreme kanë ndodhur pasi atë e mori Jovo Vangelovski, ndërsa Gjykatën Penale e udhëhiqte Vladimir Pançevski. Por, pikërisht Pançevski në një intervistë për Alsat M para dy muajve deklaroi se nuk ka manipuluar me sistemin.

Asnjëherë nuk kam kurdisur lëndë. Ata janë vendosur në sistemin AKMIS, atë e punojnë shërbimet. Unë personalisht jam vetëm kryetari i gjykatës dhe mbaj llogari vetëm për funksionimin ligjor të gjykatës, siç ka qenë gjatë gjithë kohës që kam punuar- ka deklaruar më herët për Alsat M ish-kryetarë i Gjykatës Penale, Vladimir Pançevski.

Ministria e Drejtësisë, raportin për keqpërdorim të AKMIS-it në gjykata, do ta dërgojë deri tek Këshilli Gjyqësor, Prokuroria Themelore dhe ajo Speciale. Deri më tani, reagim ndaj gjetjeve të Komisionit paralajmëroi për të hënën Gjykata Supreme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat