Hoyt Brian Yee përgënjeshtron lajmet se ai do të jetë ambasadori i ri i SHBA-ve në Maqedoni - Bota Sot
Hoyt Brian Yee përgënjeshtron lajmet se ai do të jetë ambasadori i ri i SHBA-ve në Maqedoni

Maqedonia

E diel, 21 janar 2018

Hoyt Brian Yee përgënjeshtron lajmet se ai do të jetë ambasadori i ri i SHBA-ve në Maqedoni

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 11:20
Përfaqësuesi diplomatik i SHBA-ve, Hoyt Brian Yee

Përfaqësuesi diplomatik i SHBA-ve, Hoyt Brian Yee në intervistë ekskluzive për televizionin boshnjak N1 i përgënjeshtron lajmet e paraqitura në disa media se ai do të jetë ambasadori i ri i SHBA-ve në Maqedoni, ndërsa shton se është i kënaqur me funksionin që ka aktualisht.

“Mos besoni çdo gjë që do të lexoni. Jam shumë krenar që jam zëvendës ndihmës sekretar i SHBA-ve dhe jam i kënaqur nga puna ime. Më vjen mirë që mund të vërtetoj se ende do të jem në këtë pozitë”, tha Yee.

Ai shton se interesat e SHBA-ve në rajon janë të drejtuara kah ndihma që vendet e rajonit të mund të afrohen drejt qëllimeve të tyre dhe ato janë prosperiteti, demokracia dhe stabiliteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test