Aksident në autostradën Negotinë-Gjevgjeli, vdes një 24 vjeçar

Maqedonia

Aksident në autostradën Negotinë-Gjevgjeli, vdes një 24 vjeçar

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 12:50
Pamje nga aksidenti

Një djalosh njëzet e katër vjeçar ka humbur jetën në mëngjesin e sotëm në autostradën Negotinë-Gjevgjeli të Maqedonisë.

Veroljub Dodevski, zëdhënës i SPB Veles ka informuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 3:30, te vendi i quajtur "Arsova Llaka".

"Në aksident janë përfshirë një makinë e markës "seat leon" me targa të Negotinës i drejtuar nga 24 vjeçari S.J. nga Negotina dhe një makinë "mercedes" me targa të Shkupit, i drejtuar nga 65 vjeçari GJ.Ç nga Shkupi" kumtoi Dodevski.

Shoferi i "seat"-it  ka vdekur në vendngjarje, ndërsa shoferi i "mercedes"-it me lëndime të rënda trupore është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kavadarit.

Paraprakisht, mbrëmë rreth orës 20:30, ka ndodhur edhe një aksident në territorin e Komunës së Negotinës, në afërsi të fshatit Krivollak.

"Një makinë me targa të Zvicrës e drejtuar nga 35 vjeçari M.N, nga Krivollaku, ka dalë nga rruga, me ç'rast shoferi ka marrë lëndime. Në automjet ka pasur dy bashkudhëtarë. Njëri ka marrë lëndime trupore, ndërsa tjetri jo. Të lënduarit janë dërguar në spital, ku pastaj janë lëshuar në kurim shtëpiak", tha Dodevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat