Rreshje bore në Mavrovë dhe në Kodrën e Diellit

Maqedonia

Rreshje bore në Mavrovë dhe në Kodrën e Diellit

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 21:11
Ilustrim

Komunikacioni në rrugët e Maqedonisë zhvillohet nëpër rrugë të lagështa në pjesët perëndimore dhe jug-perëndimore të shtetit, ndërsa në pjesët tjera rrugët janë kryesisht të thata. Reshje të dëborës vërehen në Kodrën e Diellit. Në Mavrovë ka reshje të shiut dhe borës, informojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) kërkon nga qytetarët që të jenë të vëmendshëm në komunikacion, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektojnë sinjalistikën. Kujdes të posaçëm duhet të kenë ata qytetarë që lëvizin në gryka dhe ngushtica mali, pasi që mund të ketë rrokullisje gurësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat