Bullgarët formojnë partinë e tyre në Maqedoni, synohet fitorja e së paku 7 deputetëve

Maqedonia

Bullgarët formojnë partinë e tyre në Maqedoni, synohet fitorja e së paku 7 deputetëve

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 23:33
Unionio Demokratik Qytetar

Unionio Demokratik Qytetar (GDU) është partia e promovuar dje në Shkup e cila do të përfaqësojë komunitetin bullgar në Maqedoni.

Anëtarë të kësaj partie janë Petar Kolev, kryetari i deritanishëm i Shoqatës së Miqësisë Maqedonaso – Bullgare, dhe nënkryetari i saj, Gjorgji Trendafilov, ish-deputet dhe ish-kryetar i VMRO-Popullore.

Kjo shoqatë është iniciatore për formimin e partisë së re, e cila ka lidhje të forta me VMRO-BND, subjekti i fuqishëm në Bullgari i udhëhequr nga Krasimir Karakaçanov, i cili është mbrojtës i idesë së pranisë së bullgarëve në Maqedoni dhe plotësimin e të drejtave të tyre. Karakaçanov aktualisht është pjesë e Qeverisë në Bullgari dhe mban postin e zv/kryeministrit,

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat