Moti sot në Maqedoni

Maqedonia

Moti sot në Maqedoni

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 09:12
Ilustrim

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Gjatë orëve të mëngjesit do të ketë kushte për reshje të borës në pjesët perëndimore dhe veri-perëndimore të vendit, ndësa në pjesët jug-perëndimore do të fryjë erë e fuqishme.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga minus dy deri më katër gradë, ndërsa temperatura ditore nga 3 deri më 10 gradë celsius.

Në fillimin e javës së ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, me mjegull dhe jo shumë i ftohtë. Do të fryjë erë mesatare me drejtim jugor. Temperaturat e mëngjesit dhe ato ditore do të jenë në rritje graduale, ndërsa vranësira më të mëdha dhe reshje shiu në pjesët perëndimore të vendit priten kah dita e mërkurë dhe e enjte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat