Praktikat dhe përvojat sllovene në më shumë fusha do të zbatohen në Maqedoni

Maqedonia

Praktikat dhe përvojat sllovene në më shumë fusha do të zbatohen në Maqedoni

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 13:33
Praktikat dhe përvojat sllovene në më shumë fusha do të zbatohen në Maqedoni

Institucionet sllovene do t’i mbështesin proceset e harmonizimit të legjislacionit të Maqedonisë me legjislacionin e BE-së në më shumë fusha, ndërsa do të shfrytëzohen edhe përvojat sllovene në proceset eurointegruese.

Për këtë në suaza të vizitës në Slloveni kanë biseduar ministri pa portofol i angazhuar për rregullativën për përmirësimin e klimës investuese për kompanitë vendore Zoran Shapurq dhe sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski me ministret e punës, familjes, punëve sociale dhe mundësi të barabarta dhe për arsim, shkencë dhe sport, Anja Kopaç Mrak dhe Maja Makovec Brençiç.

Siç informoi sot Kabineti i ministrit, në takimet Shapuriqit dhe Rashkovskit u janë prezantuar praktikat sllovene nga projekti “Subvencionimi i racionit të studentëve” për shkak të nevojave nga vendosja e tij në Republikën e Maqedonisë, si dhe rregullativën juridike të lidhur me këtë projekt, i cili shumë vite me sukses po zbatohet në Slloveni.

Ministret Kopaç-Mrak dhe Makovec-Brençiç kanë shfaqur gatishmëri për mbështetje të plotë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për implementimin e praktikave dhe përvojave sllovene në më shumë fusha, si dhe mbështetje të kryeministrit Zoran Zaev për zbatimin e proceseve reformuese.

Gjatë vizitës Shapuriq dhe Rashkovski janë takuar edhe me përfaqësues të disa institucioneve dhe organizatave sllovene për shkak të shfrytëzimit të përvojave sllovene për vendosjen e regjistrave të vetme në shumë fusha, si dhe me këshilltarin e kryeministrit të Qeverisë sllovene, Klemen Babniq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat