Rritet niveli i lumit Vardar

Maqedonia

Rritet niveli i lumit Vardar

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 15:26
Niveli i lumit Vardar

Niveli i lumit Vardar në Veles dhe Demir Kapi është pak më i lartë se niveli i zakonshëm për dhjetorin, ndërsa në pikat matëse në Jegunoc dhe Shkup është më i ulët se mesatarja shumëvjeçare, por megjithatë është duke u zvogëluar në raport me ditët e kaluara.

Sipas të dhënave të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nivel më të lartë se niveli i zakonshëm kanë lumenjtë Treska në Makedonski Brod dhe Drini i Zi në Lozhan, ndërsa niveli i lumenjve të tjerë është më i ulët se zakonisht për këtë muaj.

Nivel më të lartë të ujit se niveli mesatar për dhjetorin kanë Liqeni i Ohrit dhe i Dojranit, ndërsa tek i Prespës niveli është për 18 centimetra më i ulët se ai mesatar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat