Baçev denoncon korrupsionin për 9 anëtarët e KSHZ-së

Maqedonia

Baçev denoncon korrupsionin për 9 anëtarët e KSHZ-së

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 17:34
Janko Baçev

Lideri i partisë së Lëvizjes popullore të Maqedonisë (LPM) Janko Baçev pas thirrjes së kryeministrit Zorn Zaev që qytetarët të paraqesin raste të korrupsionit, pa frikë se do të përballen me pasoja, ka lajmëruar korrupsion kundër nëntë anëtarëve të KSHZ-së.

“Si qytetar i këtij shteti paraqes korrupsion kundër personave Aleksandër Çiçakovski, Rexhep Prekopuca, Atanas Urumov, Violeta Duma, Igor Milev, Silvana Boneva, Sasho Srcev, Subhi Jakupi dhe Emira Asani- Salija, anëtarë të KSHZ-së për harxhim të parave të popullit”, thuhet në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat