Protesta e VMRO-së para burgut të Shutkës

Maqedonia

Protesta e VMRO-së para burgut të Shutkës

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 18:53
VMRO-DPMNE

VMRO-DPMNE-ja ka mbajtur protestë para burgut hetues të Shutkës për të kundërshtuar masat e Gjykatës së Apelit për të dyshuarit e 27 prillit..

Në proteste ka mar pjes edhe ish kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski ku protestuesit  kanë kerkuar që sa më shpejt të lirohen te burgosurit dhe të ndërpriten këto perndjekje politike.

“Drejtësi do të ketë dhe patjetër të ketë. Me kthimin e drejtësisë në Maqedoni përseri do të kthehet edhe kjo ngjarje dhe do të shifet se kush është fajtorë për terorizëm . A janë ato të cilët tani janë të akuzuar për shkak se e kanë dashur vendin e tyre, apo ata të cilët duke e thyer ligjin e Maqedonisë zgjodhen Kryetarë të parlamentit, dhe do të shofim pastaj se kush është terrorist dhe kush eshtë padrejtësishrt I akuzuar për Maqedoninë”...  
 
“Kërkojm që menjëherë të ndërpritët kjo përndjekje politike. I porosisim ata të cilët e kanë menduar këtë që të ndërpresin berjen e listave të zeza për patriotët Maqedonas, jeni duke e çuar ketë popull ne konflikt”, thanë protestuesit.
 
Nga partia e Nikolla Gruevskit edhe më herët kanë deklaruar se nuk do të heqin dorë nga protestat deri sa të dyshuarit të lirohen nga akuza. Ndërkohë pritet të mblidhet Komiteti Qendror i Partisë për të vendosur për Kongresin e Jashtzakonshëm ku do të zgjidhet kryetari i ri i partisë. Protesta të njëjta janë zhvilluar sot edhe nga mbështetësit e kësaj partie në qytetin e Ohrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat