Familja shqiptare në rastin ”Sopot” kërkon një milionë euro nga Tarçullovski

Maqedonia

Familja shqiptare në rastin ”Sopot” kërkon një milionë euro nga Tarçullovski

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 09:32
Johan Tarçullovski

Atëherë zyrtarë i policisë e tani deputet në paraburgim, Johan Tarçullovski tanimë ka edhe një betejë tjetër me gjykatat.

Këtë herë me familjarët e civilëve të vrarë në fshatin Luboten në vitin 2001. Familja Jusufov, më saktësisht familjarët e të vrarit Rami Jusufov, djal i Elmaz dhe Zenep Jusufov, e kanë paditur Johan Tarçullovskin si zyrtar policor për vdekjen e djalit të tyre.

Më herët si objekt i padisë ka qenë e gjithë Ministria për Punë të Brendshme por tani është kërkuar që të shtrihet edhe hetimi për Tarçullovski i cili për momentin është në paraburgim shtëpiak, për ngjarjet e përgjakshme në Kuvend.

Për të njejtin rast, Tarçullovski u dënua nga Gjykata e Hagës me burg prej 12 vitesh.

Pala paditëse kërkon dëmshpërblim nga Tarçullovski me shokë, prej 1 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat