OBRM-PDUKM: Dorëheqja e Gruevskit është akt moral dhe demokratik

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Dorëheqja e Gruevskit është akt moral dhe demokratik

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 10:05
Nikolla Gruevski

OBRM-PDUKM do të shkojë në kongres të jashtëzakonshëm dhe do të zgjedh kryetar të ri më 22 dhe 23 dhjetor pas dorëheqjes së pakthyeshme të tanimë ish-kryetarit, Nikolla Gruevski.

Kongresi i partisë me 544 delegatë do të mbahet në qytetin e Vallandovës. Kandidatë për kryetar të partisë deri tani zyrtarisht ka vetëm një, Filip Petrevski, ish-drejtor i Arkivës së Maqedonisë.

”Përshkak të detektimit të rezultateve dhe dëshirës për korrigjim, Nikolla Gruevski ka vendosur që seriozisht t’i qaset një analize të brendshme. Mbrëmë ai vet ka kërkuar nga anëtarët e Komitetit Qendror për të votuar mbajtjen e kongresit të jashtëzakonshëm të partisë për të zgjedhur kryetarin e ri, i cili duhet të kthejë OBRM-PDUKM-në në pushtet. Për ne ky është akt demokratik dhe vendim moral i një kryetari” thuhet në reagimin e partisë pas ngjarjeve të mbrëmshme ku partia mbeti pa kryetar.

Sipas rregullores, çdo kandidat për kryetar ka të drejtë të propozojë edhe 30 delegatë në kongres të partisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat