Deputetët e paraburgosur për dhunën e 27 prillit, pjesë e delegatëve të VMRO-së

Maqedonia

Deputetët e paraburgosur për dhunën e 27 prillit, pjesë e delegatëve të VMRO-së

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 16:01
Dhuna ne Kuvend

Në listën e delegatëve që do të jenë pjesë e kongresit të jashtëzakonshëm të VMRO-DPMNE-së më 22 dhe 23 dhjetor në Vallandovë, janë edhe emrat e deputetëve të cilët akuzohen për “Terrorizëm dhe cenim të rendit kushtetues” , e të cilët me urdhër të gjykatës janë në paraburgim ose në burg shtëpiak.

Nga VMRO-DPMNE nuk përgjigjen se kush është emri më i përfolur për trashëgimtarin e fronit të Nikolla Gruevskit, duke thënë se po presin kandidaturat të cilat më së voni duhet të dorëzohen deri më 21 dhjetor. 

Ata thotë se në këtë kongres nuk janë ftuar “Reformatorët” dhe “Veteranët” e kësaj partie, pasi që të njëjtit nuk janë delegat. Por edhe pse nuk janë ftuar në kongres, “Reformatorët” thonë se kanë një numër të konsiderueshëm të delegatëve të cilët i mbështesin. Në këtë mënyrë, ata do të kenë qasje në kongresin e paralajmëruar, thotë Ilia Ilijovski, anëtarë i kryesisë së “Reformatorëve”. Sipas tij, emrat të cilët po përfliten për kryetarin e ardhshëm të VMRO-DPMNE-së, janë të njëjtë me Nikolla Gruevskin dhe nuk përbëjnë reformë në parti.

“Cilido që të jetë nga këto personazhe që po përfliten, do të jetë vetëm një kopje e politik-bërjes së dhe udhëheqjes së Nikolla Gruevskit, pasi që të gjithë këto njerëz që reklamohen në publik, në princip janë njerëz që vijnë nga e njëjta origjinë e së bërit politikë”. 00:17 “Oficialisht nuk jemi të ftuar nga ana e organeve të partisë për të qenë pjesë e kongresit të jashtëzakonshëm në Vallandovë. Por mund të them se kemi një numër të konsiderueshëm të anëtarëve të iniciativës të cilët janë delegat”- deklaroi Ilia Ilijovski, anëtarë i Kryesisë së Reformatorëve.

Reformatorët paralajmërojnë se më 17 dhjetor do të mbahet mbledhja e radhës ku do të vendoset se cilët do të jenë emrat që do t’i propozojnë së bashku me partinë “FRODEM”, parti kjo gjithashtu e dalë nga VMRO-DPMNE-ja me qëllim të reformimit të saj. Edhe këta të fundit thonë se gëzojnë mbështetje të disa delegatëve që janë pjesë e kongresit të paralajmëruar. Nikolla Gruevski mbrëmë para Komitetit Qendrorë e paraqiti dorëheqjen e parevokueshme, për shkak siç tha ai, rezultateve të dobëta në zgjedhjet e fundit.

Emrat më të përmendur për kryetarin e ri të VMRO-DPMNE-së janë deputetët aktual Ilia Dimovski dhe Antonio Milloshovski, ish ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Popovski, ish Ministri i Shëndetësisë Nikolla Dimitrov, Hristijan Mickovski por edhe emra të tjerë siç është ai i ish kryetarit Lubço Georgievski. VMRO-DPMNE-ja gjithashtu përmes një kumtese ka bërë të ditur se ka përjashtuar 16 delegat për arsye të ndryshme,siç janë punësimet e të njëjtëve në MPJ dhe MPB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat