Maqedonia nuk i ka shfrytëzuar aq sa duhet IPA fondet

Maqedonia

Maqedonia nuk i ka shfrytëzuar aq sa duhet IPA fondet

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 17:01
Ilustrim

Mjaft më me shkrimin e projekteve IPA nga zyra, dilni nga shablloni dhe shihni nevojat e qytetarëve. Këtë sot e porositi përfaqësuesi i delegacionit evropian në Shkup, Nikolas Bertolini. Ai thotë se për momentin prej 7 personave që punojnë në shfrytëzimin e parave evropiane, vetëm tre punojnë në mënyrë efektive.

Para se të caktoni njerëz që do të punojnë për projektet IPA, sigurohuni që ata që tashmë punojnë, të punojnë me të vërtetë. Do të ishte shumë mirë nëse keni njerëz shtesë që me përkushtim do të punojnë në thithjen e fondeve IPA – deklaroi Nikolas Bertilini, delegacioni evropian në Shkup.

Miliona eurot që Maqedonia nuk arriti t’i shfrytëzojë nga IPA 1 nuk janë marrë për shkak të projekteve të dobëta dhe administratës joefikase në vend.

Në vend që të ritet alokimi i mjeteve, ato shënojnë rënie, gjithashtu ka probleme me zbatimin e projekteve, ku ka zvarritje në dy nivele, nga njëra anë zvarriten periudhat e projekteve, ndërsa nga ana tjetër ka edhe anulime të projekteve – tha Aleksandar Kolekeski, Euro Think.

Rekomandimet dhe mungesat i dëgjoi edhe ministri i financave Dragan Tevdovski. Ai siguroi se Qeveria do të punojë në tejkalimin e këtyre mungesave.

Përforcimi i koordinimit mes institucioneve, transparencë më të madhe dhe llogaridhënie të të gjithë aktorëve në proces. Prioritet është edhe ekipimi më i mirë i strukturave për menaxhim me fondet IPA në vend si dhe mbajtjen e kuadrit të trajnuar – deklaroi Dragan Tevdovski, ministër i financave.

Ndryshe, vendi ka shfrytëzuar rreth 70% apo 437 milion euro nga gjithsej 652 milion prej shumës së disponueshme nga IPA 1. Në arkën evropiane janë kthyer 153 milion euro të cilat kanë mundur të shfrytëzohen në Maqedoni, edhe pse ka pasur projekte të përgatitura në mënyrë të saktë dhe efikase.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat