Shekerinska: Qeveria nuk do lejoj veprime të tilla, nuk duam ti ngjajmë ish-Qeverisë

Maqedonia

Shekerinska: Qeveria nuk do lejoj veprime të tilla, nuk duam ti ngjajmë ish-Qeverisë

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 17:02
Radmilla Shekerinska

Dorëheqja e kryetarit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Aleksandar Çiçakovski dhe të pjestarëve të deleguar nga LSDM, Violeta Duma dhe Igor Milev janë mesazh të cilin Qeveria dëshiron tua përçoj qytetarëve që e njëjta do pranoj kritika dhe nuk do të lejojë sjellje të tilla, deklaroi ministresha e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

“Kjo është një mesazh që ata dhe ne e dërgojmë deri tek opinion që pranojmë kritika, që kritikat mund të jenë edhe pozitive dhe që sjelljet e tilla kjo Qeveri nuk do të pranojë. Morëm për detyrë që të tregojmë një gjë të tillë edhe për sjelljet tona të përditshme. E përshëndes veprimin e tyre dhe mendoj që është një mesazh për të gjithë të fytyrat e zgjedhura të Maqedonisë, për të gjithë ata që kanë fituar besimin tonë, duke e përfshirë këtu edhe veten tonë”, tha Shekerinska duke u përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me bonuset e KSHZ-së që kapin vlerën e 12 rrogave.

Ajo vlerësoi që personat e deleguar nga LSDM dorëzuan dorëheqje dhe I kthyen paratë të cilat I kishin marrë me vendim e që e njëjta kishte qenë e njohur për masën.

“Qeveria nuk e zgjedh KSHZ-në, dhe në atë këndvështrim jemi të kujdesshëm, sepse nuk duam që të del fundi që Qeveria ndërhyn në punën e asaj apo ndonjërit organ drejtues. Kjo Qeveri ishte e zgjedhur për të mos qenë e njëjtë me atë të kaluarën, për atë premtuam ndryshime politike, ndryshime vendimesh dhe veprimesh. Kjo don të thotë që nuk do të mbajmë logari për ligjin, por  edhe për atë se nëse disa vendime janë të drejta etike dhe politike”, shtoi Shekerinska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat