Ndotja e ajrit, OJQ-të kërkojnë masa më reale, në të kundërtën kërcënojnë me protesta

Maqedonia

Ndotja e ajrit, OJQ-të kërkojnë masa më reale, në të kundërtën kërcënojnë me protesta

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 17:06
Ilustrim

Mjetet e parapara nga Qeveria për mbrojtjen e ambientit jetësor, i cili kap shifrën prej 0,4% nga buxheti i përgjithshëm i shtetit, ka nxitur reagime të ashpra te disa shoqata joqeveritare, të cilat merren me probleme ekologjike.

Ata kritikojnë ashpër Qeverinë dhe kryeministrin Zaev, sepse, sipas tyre, shuma e ndarë nga buxheti për ndotjen e ajrit, flet qartë për joseriozitetin e qeverisë në luftën kundër ndotjes së ajrit. Aktivistët kërkojnë rritje të buxhetit në 2,5 për qind, në të kundërtën kërcënohen me protesta edhe më radikale.

"Buxheti i propozuar për 2018-ën, i cili po na provokon neve pasi që është vetëm 0,4% dedikuar mbrojtjes së ambientit jetësor. Duke pasur parasysh problemet që i kemi pas dekada me radhë dhe problemi sa vjen e zmadhohet ndërkaq zgjidhje nuk ka. Kërkojmë që të na marrin në konsideratë me qëllim që të fillojë të zgjidhet problemi. Qeveria përpara se të vinte në pushtet deklarohej si shumë e interesuar për ajër të pastër por ky buxhet kaq i vogël nuk flet për zgjidhje të problemit" – tha Tatjana Cakulev, Koalicioni O2 Për ajër të pastër. 

"Konsideroj se problemi i ndotjes së ajrit në gjithë territorin e vendit po bëhet një fatkeqësi elementare dhe në këtë gjendje ai i cili është më kompetent nuk ndërmerr asgjë, neve nuk na mbetet asgjë tjetër përpos se të kalojmë në një instancë tjetër institucionale, ndërsa ajo quhet kërkesë dhe trokitje në dyert e gjykatave ndërkombëtare, sepse shteti ynë është nënshkruese e shumë marrëveshjeve dhe asgjë tjetër nuk na mbetet përpos këtij hapi dhe ndoshta paralelisht do të kemi edhe protesta më radikale dhe jo si ato që i kemi bërë deri më tash në mënyrë paqësore" – deklaroi Dushko Gruevski, Aktivist.  

Përfaqësuesit e sektorit civil kërkuan nga kryeministri i vendit që të përmbush premtimet e dhëna para zgjedhjeve parlamentare sa i përket zgjidhjes së problemit me ajrin e ndotur. Ndryshe, vite me radhë Maqedonia përballet me nivel alarmant të ndotjes së ajrit. Situatë më e rëndë paraqitet gjatë stinës së dimrit ndërkaq qytetet më të ndotur në mënyrë permanente paraqiten Tetova, Kumanova, Manastiri, Kërcova, Velesi dhe shumë komuna të Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat