Bruksel, nesër fillojnë bisedimet me Greqinë

Maqedonia

Bruksel, nesër fillojnë bisedimet me Greqinë

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 17:19
Ilustrim

Në Bruksel sot dhe nesër do të mbahet raund i ri bisedimesh mbi çështjen e emrit me Greqinë, për herë të pas ndërprerjes së tyre në vitin 2014.

Ndërmjetësuesi i OKB-së Metju Nimic do të ulet në tryezë me ambasadorin e Maqedonisë në Shtetet e Bashkuara, Vasko Naumovski dhe negociatorin grek Adamantios Vasilakis. Me ta do të ketë edhe nga një diplomat tjetër nga të dyja vendet.

Për sot ndërmjetësi ka planifikuar takime të ndara, dhe për nesër është planifikuar takim i përbashkët. Për rezultatin e takimeve në Bruksel këto ditë nuk ka njoftime nga pala maqedonase dhe ndoshta më shumë informacione dhe detaje për publikun duhet të ndajë nesër ndërmjetësuesi Nimic. Është e paqartë se si ai do tu qaset bisedimeve me diplomatët dhe nëse eventualisht mund të dalë një propozim i ri.

Takimi në Bruksel do të mbahet vetëm dy ditë pasi Kryeministri grek Aleksis Cipras tha se viti 2018 mund të jetë viti që mund të ketë një zgjidhje pozitive të problemit shumëvjeçar.

Mbështetje për të kapërcyer problemin erdhi edhe nga kryeministri bullgar Bojko Borisov, duke thënë se çështja duhet të zgjidhet dhe të gjithë së bashku ti ndihmojnë Komisionit Evropian për të marrë vendim të drejta, dhe jo vetëm të vendosen ultimatume.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat