SPOGJ kundërshton zgjedhjen e kreut të ri të LSM-së

Maqedonia

SPOGJ kundërshton zgjedhjen e kreut të ri të LSM-së

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 17:49
Kryetari i ri i Sindikatave të Maqedonisë, Darko Angelov

Kryetari i ri i Sindikatave të Maqedonisë, Darko Angelov u zgjodh në mënyrë të paligjshme. Zgjedhja e tij është kryer jashtë dispozitave të statutit pa iu dhënë mundësi delegatëve për të votuar në mënyrë të fshehtë.

Kjo u tha nga përfaqësuesit e sindikatave të organeve administrative dhe gjyqësore, SPOGJ. Nga kjo organizatë sindikale akuzuan se kryesuesi i Kongresit, me ndihmën e Dimovskit kanë bërë krim me atë që në letrat për votim ka pasur vetëm vulë, por jo edhe nënshkrim të votuesve.

"Sindikata e SPOGJ-it do të ngrejë procedura të duhura ligjore për ngjarjet në Kongresin e LSM-së, dhe do ta informojë Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale që mos ta regjistrojë Darko Angellovin si kryetar të ri. Fakti që nuk pati asnjë përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe nga Organizata e punëdhënësve tregon sa një LSM si kjo sot, nuk paraqet partner të respektuar social" – deklaroi Tërpe Dejanovski, Sekretar i Përgjithshëm i SPOGJ.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat