Në Bruksel takim me Komitetin e zëvendës-përfaqësuesve të përhershëm të misioneve të vendeve anëtare të NATO-s

Maqedonia

Në Bruksel takim me Komitetin e zëvendës-përfaqësuesve të përhershëm të misioneve të vendeve anëtare të NATO-s

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 20:35
Matthew Nimetz

Në selinë e NATO-s në Bruksel u mbajt takim i rregullt i Maqedonisë me Komitetin e zëvendës përfaqësuesve të përhershëm të misioneve të vendeve anëtare të NATIO-s (DPRC).

Delegacioni i Maqedonisë i kryesuar nga sekretari shtetëror i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Viktor Dimovski, sekretari shtetëror i Ministrisë së Mbrojtjes, Dragan Nikoliq dhe Koordinuesi i sapoemëruar nacional për NATO, Stevo Pendarovski e prezantuan Programin nacional vjetor për Anëtarësim në NATO të Maqedonisë në periudhën e vitit 2017-2018, me çka fillon cikli i 18-të i Planit të akcizës për anëtarësim.

Në fjalimin e tij, Dimovski i riafirmoi mbështetjen nacionale dhe konsensusin politik për anëtarësim në NATO si prioritet kulmor të politikës së jashtme të vendit, kumtoi MPJ-ja.

Ai theksoi se reformat në planin e brendshëm, aktivitetet në pjesën e politikës së jashtme dhe marrëdhëniet e intensifikuara me NATO-n, janë pjesë e agjendës së Qeverisë dhe planit 3-6-9, të cilët do të mundësojnë që Maqedonia të integrohet në Aleancë si anëtarja e saj e 30-të e plotfuqishme.

Nikoliq theksoi se Maqedonia edhe më intensivisht do të vazhdojë t’i shfrytëzojë të gjitha mundësitë për bashkëpunim aktiv dhe gjithëpërfshirës  në fushën e mbrojtjes me fqinjët e saj, vendet e rajonit dhe vendet partnere, në realizimin e interesave nacionale.

Vendi do të vazhdojë të kontribuojë në mbajtjen e sigurisë dhe paqes në botë dhe rajon, përmes pjesëmarrjes aktive në operacionet për mbështetjen e paqes, theksoi Nikoliq, duke paralajmëruar rritje të pjesëmarrjes në misionin Mbështetje e vendosur në Afganistan, shtohet në kumtesën e MPJ-së.

Koordinuesi nacional për NATO i konfirmoi angazhimet e Maqedonisë për anëtarësi, sa më të shpejtë dhe shprehu siguri se vendi do të vazhdojë me proceset reformuese me intensitet të vazhdueshëm.

Në takimin me të cilin kryesoi zëvendës-ndihmës sekretari i përgjithshëm Xhejms Aparturaj, përfaqësuesit e vendeve-anëtare e vlerësuan Programin nacional vjetor të Maqedonisë për anëtarësim në NATO 2017-2018 si dokument konciz dhe gjithëpërfshirës i cili shumë qartë i tregon planet reformuese të Qeverisë së re dhe paraqet tregues të ardhshëm se Maqedonia sërish është në rrugën e drejtë për Integrim të përshpejtuar në NATO.

U shpreh mbështetje e fuqishme dhe e gjerë për Programin dhe proceset e filluara reformuese dhe përpjekjet e Qeverisë për realizimin e tyre të shpejtë, shton MPJ-ja.

Para takimit, delegacioni i Maqedonisë realizoi takim të shkurtër bilateral edhe me Xhejms Apaturaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat