Shkup, vazhdon gjykimi për rastin "Trust"

Maqedonia

Shkup, vazhdon gjykimi për rastin "Trust"

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 08:48
Sead Koçan

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot duhet të mbahet seanca e re për lëndën e PSP “Trust”, në të cilën i dyshuari i parë është biznesmeni Sead Koçan si edhe dy persona fizik dhe tre juridik, në mesin e të cilëve edhe drejtuesit e kompanive “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJP, për pjesëmarrje në një tender të Elektranave të Maqedonisë.

Gjykata sot duhet të marrë në pyetje edhe dy ekspertë të propozuar prej Prokurorisë Publike Themelore.

Sipas akuzës, të dyshuarit me dokumente të falsifikuara kanë kurdisur tenderë në ELEM në vlerë prej 17 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat