Sela takon figura të njohura politike në Amerikë, flet edhe për rastin "Monstra"

Maqedonia

Sela takon figura të njohura politike në Amerikë, flet edhe për rastin "Monstra"

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 09:22
Ziadin Sela

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe deputeti Ziadin Selan kuadër të vizitës disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot filloi nga takimet me personalitetet e larta amerikane në Washington D.C.

Në takimet e tij në Departamentin e Shtetit, kreu i Aleancës për Shqiptarët është pritur nga zyrtarët e këtij departamenti, Susan K. Falatko , Deputy Director – Office of South Central European Affairs, Ivna Giauqe – Albanian Desk Officer, dhe Macedonian Desk, Joshua Lewis.

Ai u tha zyrtarve amerikan se Aleanca për Shqiptarët si pjesë e Qeverisë është një hallkë e fortë në proçesin e reformave gjithpërfshirëse të Maqedonisë, dhe kontributi i saj është i madh, në çdo reformë.

Gjatë diskutimit të tij me zyrtarët e Departamentit të Shtetit , Sela vlerësoi gjithashtu edhe klimën e debatit parlamentar për Ligjin e përdorimit të Gjuhës shqipe.

“Shpresojmë se të gjithë parlamentarët e Kuvendit të Maqedonisë, tanimë do reflektojnë pozitivisht në votimin e ligjit të një gjuhe, alfabeti i së cilës para 109 viteve lindi pikërisht në Manastir” tha Sela.

Më tej ai u shpreh se Aleanca për Shqiptarët, konsideron se ndryshimi ka filluar të vijë dhe po jepen sinjalet e para të shtetit të së drejtës, dëshmi për këtë janë veprimet e fundit të prokurorisë dhe të Gjykatës Supreme lidhur me rastin ,,Monstra”.

Pas kuintave të kësaj vizite po qëndron Kryetari i Këshillit Shqiptaro Amerikan z. Haxhi Dauti, i cili shoqëronë deputetin e ASH-së, zotin Ziadin Sela, gjatës vizitës në Washington, takimet e tij me zyrtar të administratës amerikane , Kongresit dhe personalitete të tjera, përfshirë edhe heroin e Reçakut Ambasadorin William Walker, ish-shef i Misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë.

Ziadin Sela, erdhi në SHBA, i ftuar nga komuniteti shqiptar në Çikago për të marrë pjesë në festimet në Amerikë, që u mbajtën për nder të 28 Nëntorit 105 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat