Bllokohet tërësisht komunikacioni hekurudhor në Maqedoni, ja pse

Maqedonia

Bllokohet tërësisht komunikacioni hekurudhor në Maqedoni, ja pse

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 09:42
Komunikacioni

Komunikacioni hekurudhor për mallra dhe për udhëtarë është ndërprerë tërësisht për shkak protestës së të punësuarve në Hekurudhat e Maqedonisë SHA Transport të cilët kërkojnë pagesën e pjesës së dytë nga paga e tetorit.

Pas bllokimit të transportit hekurudhor të mallrave që filloi dje pasdite, prej sonte në mesnatë nuk qarkullojnë as trenat për udhëtarë.

“Ka nisur vetëm treni i mëngjesit nga Shkupi për në Gjevegjeli, nga një i punësuar që nuk e ka respektuar marrëveshjen, ndërsa në relacionet tjera nuk zhvillohet qarkullim”, deklaroi për MIA-n Dushko Çakarovski, makinist në Hekurudhat e Maqedonisë SHA Transport.

Çakarovski thotë se protesta me bllokim të qarkullimit do të zgjasë deri në përmbushjen e kërkesës së tyre. Siç pohon, nga Qeveria u është thënë se do të ketë takim, por fillimisht të normalizohet qarkullimi, që për ato nuk ka qenë e pranueshme.

Sipas deklaratave të të punësuarve të përfshirë në ndërprerjen e qarkullimit hekurudhor, pas protestës qëndrojnë organizatat sindikale.

Menaxhimi i HM Transport dje përmes një kumtese informoi për ndërprerjen e qarkullimit, njëkohësisht duke kumtuar se punohet për normalizim të qarkullimit të mallrave dhe të udhëtarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat