Kofi: Maqedonia të shfrytëzojë zhvillimin pozitiv për integrim në NATO

Maqedonia

Kofi: Maqedonia të shfrytëzojë zhvillimin pozitiv për integrim në NATO

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 10:48
Luk Kofi

Sfidat aktuale të sigurisë në rajon si dhe përvojat e ARM-së në sferën e operacioneve ndërkombëtare nga NATO kanë qenë tema të bisedimeve midis shefit të shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneral nënkolonel Metodija Veliçkovski dhe drejtorit të Qendrës për Fondacionin për Politikë të Jashtme “Dallas dhe Sara alison”, Luk Kofi.

Delegacioni i ARM-së i kryesuar nga Veliçkovski në kuadër të vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë ditës së djeshme realizoi vizitë në fondacionin “Heritixh”.

Siç informojnë nga ARM drejtori Kofi ka theksuar se Maqedonia duhet ta shfrytëzojë këtë zhvillim pozitiv të ngjarjeve për integrimin sa më të shpejtë të vendit tonë në NATO me ç’rast e ka mbështetjen pa rezervë të fondacionit. Duke e pasur parasysh ndikimin e fondacionit “Heritixh” i cili deri më tani e ka pasur në sjelljen e vendimeve të rëndësishme tek udhëheqësia politike e SHBA-së, qëndrimi i shprehur për momentin e ka rëndësinë e vet.

Në selinë e Ambasadës së RM-së në SHBA nga Shoqata e Diasporës së Bashkuar të Maqedonisë (DBM) shefit të SHM të ARM-së i është dorëzuar “Çmimi i DBM për merita në shërbim dhe shërbimin publik”, ndërsa komandantit të Gardës nacionale të Vermontit, gjeneral majorit Krej çmimi për merita dhe kontribut në partneritet.

Gjenerali Krej e ka theksuar rëndësinë e programit për partneritet dhe bashkëpunim të SHBA-së me Maqedoninë, duke shtuar se ky bashkëpunim do të vazhdojë të zhvillohet dhe të jetë shtylla kryesore e partneritetit dhe arritja e sukseseve të mëtejme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat