Todor Petrov mund të kandidojë për kryetar të Maqedonisë më 2019

Maqedonia

Todor Petrov mund të kandidojë për kryetar të Maqedonisë më 2019

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 20:15
Todor Petrov

Kryetari i Kongresit Botëror Maqedonas, Todor Petrov, ka deklaruar në Kanal 5 se ende ka ambicie që një ditë të arrijë të zgjidhet kryetar i Republikës së Maqedonisë

”Ndoshta do të kandidoj në zgjedhjet e radhës presidenciale më 2019. Unë nuk jam anëtar i ndonjë partie politike. Ndoshta do të jem kandidat i pavarur, ndoshta edhe me mbështetje të ndonjë partie”, deklaroi Petrov.

Përndryshe, Todor Petrov njihet edhe me propozimin e tij për ndërtimin e një kishe që do të mbante emrin e Fan Nolit. Ai ishte sulmuar fizikisht gjatë ngajreve rreth kryqit në Butel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat