Ankohet Boneva: Jam kërcënuar me jetë, dhashë dorëheqje për të ruajtur integritetin personal si njeri

Maqedonia

Ankohet Boneva: Jam kërcënuar me jetë, dhashë dorëheqje për të ruajtur integritetin personal si njeri

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 20:17
Silvana Boneva

Silvana Boneva, anëtarja e KSHZ-së e cila dha dorëheqje pas njoftimeve për pranim të kompenzimeve plotësuese për punën në KSHZ është ankuar se i janë shkelur të drejtat e njeriut.

Sipas javores Fokus, Boneva konsideron se ka qenë cak i shpërthimit të zemërimit të opinionit publik të drejtuar sidomos ndaj saj.

Në arsyetimin e saj, Boneva ka shkruar se ka munguar debati dhe reagimi edhe nga ana e Kuvendit të Maqedonisë që i ka zgjedhur në krye të KSHZ-s

Boneva vlerëson se ka qenë e ofenduar, nënçmuar, kërcënuar me jetë nëpër rrjetet sociale, janë shkruar nekrologje në Strumicë për personalitetin e saj, prandaj edhe ka vendosur që të tërhiqet për siç thotë ”ta ruajtur integritetin personal si njeri”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat