Baily: Mbështesim Maqedoninë që të bëhet pjesë e strukturave euro-atlantike

Maqedonia

Baily: Mbështesim Maqedoninë që të bëhet pjesë e strukturave euro-atlantike

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 20:53
Jess Baily

Ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily, ka konfirmuar mbështetjen e SHBA-ve për angazhimet e Maqedonisë që të bëhet shtet i përparuar dhe demokratik, si pjesë e strukturës euro-atlantike.

Sipas tij, parakushti kryesor është sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit, si një fenomen që është i pranishëm në të gjitha shoqëritë dhe se të gjitha pjesët e një shoqërie duhet të luftojnë kundër kësaj dukurie.

Baily citoi të dhënat e UNDP-së në Maqedoni që 30% e qytetarëve në Maqedoni kanë ofruar ryshfet, edhe pse nuk u është kërkuar një gjë e tillë.

Përndryshe, ambasadori Baily ishte i ftuar në Tetovë, ku në Universitetin e Evropës Juglindore mbajti një ligjëratë në lidhje me korrupsionin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat