Angjushev: Qeveria dëshiron që Feni Industri të shpëtohet përmes një investuesi cilësor

Maqedonia

Angjushev: Qeveria dëshiron që Feni Industri të shpëtohet përmes një investuesi cilësor

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 09:12
Koço Angjushev

Zv.kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev ka deklaruar për TV24 se procedura e falimentimit është çështje gjyqësore, pra Qeveria nuk ka asnjë kompetencë që të ndërhyjë.

Kjo deklaratë ndërlidhet me çështjen e fabrikës Feni Industri dhe sipas tij, falimentimi nuk do të thotë se gjithçka ka marrë fund, por duhet të gjendet një investues serioz që do të mund ta mbulonte borxhin, por edhe të tregojë garanca financiare që është i gatshëm të investojë në kombinat.

Angjushev tregon se babai i tij ka qenë punëtor i falimentuar, ndërkaq thekson se nga fabrika Feni Industri varet një rajon i tërë dhe se interesi i shtetit është që të shpëtohet ky kombinat përmes gjetjes së një investuesi cilësor dhe serioz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat