Talevski para Gjykatës për rastin "Transporter"

Maqedonia

Talevski para Gjykatës për rastin "Transporter"

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 10:29
Ish kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski

Ish kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, sot duhet të paraqitet në gjykatë për lëndën “Transporter”, të Prokurorisë Speciale Publike, ku akuzohet për keqpërdorim të 360 mijë eurove.

Përveç Taleskit, të akuzuar janë edhe 20 persona, gjithashtu për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Sipas akuzës, të punësuarit në Komunë, drejtorë të shkollave të Manastirit dhe pronar të firmave për transport dyshohen se përmes tenderëve korruptiv për transportin e nxënësve kanë dëmtuar buxhetin e Republikës së Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat