Komisioni për çështje evropiane sot debaton për gjuhën shqipe

Maqedonia

Komisioni për çështje evropiane sot debaton për gjuhën shqipe

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 10:31
Komisioni për çështje evropiane

Anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane, në mungesë të opozitës, duhet ta mbajnë debatin për amendamentet për Propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Kryetari i Komisionit seancën e caktoi për sot në orën 13:00, edhe pse është dita e tretë dhe e fundit për shqyrtimin e 90 amendamenteve të dorëzuara nga LSDM-ja, VMRO-DPMNE-ja dhe Besa për Propozim-ligjin për gjuhët.

Komisioni ditë më parë miratoi rendin e ditës me ç’rast u anulua për shkak të mospjesëmarrjes së përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë, si përfaqësues të Qeverisë. Me miratimin e rendit të ditës filluan të vijojnë edhe afatet treditore për debatin për amendamentet. Grubi pohoi se edhe pse afatet po vijojnë, po respektohen dhe se nuk bëhet fjalë për keqpërdorim të Rregullores.

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Artan Grubi konsideron se ligji do të miratohet deri në festat e Vitit të Ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat