Zaev këtë muaj del para gjykatës

Maqedonia

Zaev këtë muaj del para gjykatës

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 11:31
Zoran Zaev

Gjykata e Apelit ka caktuar 25 dhjetorin si ditë për të mbajtur seancën publike ku duhet të vendoset për ankesën e avokatëve të kryeministrit Zoran Zaev.

Të njëjtën ditë duhet të diskutohet nëse një video në Youtube mund të përdoret si dëshmi në procedurë në Gjykatën Penale për lëndën ”Ryshfeti”, ku Zaev është i akuzuar për marrje ryshfeti.

Akuza e rëndon Zaevin për kërkim ryshfeti nga një afarist i Strumicës për një tokë ndërtimore. Bëhet fjalë për një shumë prej mbi 160 mijë euro, ose 2 euro për metër katror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat