Maqedonia ndanë gjashtë milionë denarë për vërshimet në Shqipëri

Maqedonia

Maqedonia ndanë gjashtë milionë denarë për vërshimet në Shqipëri

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 13:27
Përmbytjet në Shqipëri

Media bën të ditur se Qeveria e Maqedonisë ka vendosur të japë një ndihmë prej gjashtë milionë denarësh maqedonas, apo rreth 100 mijë euro për Shqipërinë për përballimin e situatës së përmbytjeve shkaktuar nga shirat e rrëmbyer të fillimit të muajit dhjetor.

Përmbytjet në Shqipëri shkaktuan evakuimin e rreth 600 familjeve në dy zona në jugperëndim të Shqipërisë. Më shumë se 3 000 shtëpi, 56 shkolla dhe 16 mijë hektarë tokë u përmbytën. Shumë rrugë dhe 28 ura u dëmtuan. Autoritetet shqiptare kanë filluar përllogaritjet e dëmeve dhe po shqyrtojnë kompensimin financiar të të dëmtuarve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat