Gjykata e Apelit i konfirmoi paraburgimet për Peshev dhe Docevska-Bozhinovska

Maqedonia

Gjykata e Apelit i konfirmoi paraburgimet për Peshev dhe Docevska-Bozhinovska

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 18:13
Ilustrim

Gjykata e Apelit Shkup i konfirrnoi paraburgimet edhe për nëpunësen në shërbimin kuvendor Elena Docevska-Bozhinovska dhe për ish-shefin e MPB-së Mitko Peshev, të akuzuar për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të këtij viti.

Peshev dhe Docevska-Bozhinovska fillimisht morën arrest shtëpiak, që Këshilli penal pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 ua zëvendësoi me 30 dife paraburgim në burgun e Shutkës. Për këtë parashtruan ankesa deri te Gjykata e Apelit-Shkup.

Këshilli penal pranë Gjykatës Themelore Shkup, dje solli vendim me të cilin i refuzoi ankesat për përcaktimin e paraburgimit për deputetët Lupço Dimovski dhe Sasho Vasilevski dhe i konfirmoi zgjidhjet e gjykatësit në procedurën paraprake. Vasilevski është në paraburgim në Shutkë, ndërsa Dimovski në arrest shtëpie, pasi Kuvendi ua hoqi imunitetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat