Vangellovski: Komunikimi me Ministrin e drejtësisë është në nivelin më të ulët

Maqedonia

Vangellovski: Komunikimi me Ministrin e drejtësisë është në nivelin më të ulët

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 23:56
Jovo Vangellovski

Kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski në emisionin “Vetëm e vërteta” tha se komunikimi i tij me Ministrin e drejtësisë është në nivelin më të ulët të mundshëm.

“Komunikimi me Ministrin e drejtësisë është ulur në nivelin më të ulët të mundshëm. Në disa raste u mundova ta kontaktoj nëpërmjet telefonit, por ishte e pasuksesshme. Paramendoni, nga emërimi i tij si ministër nuk ka realizuar asnjë takim me kryetarin e Gjykatës Supreme”, tha Vangellovski.

Në pyetjen se pse gjendja ndërmjet tyre është në atë nivel, Vangellovski u përgjigj se për këtë gjë duhet të pyetet ministri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat