Shqipja të votohet pa asnjë ndryshim, siç është propozuar nga Qeveria

Maqedonia

Shqipja të votohet pa asnjë ndryshim, siç është propozuar nga Qeveria

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 07:56
Artan Grubi

BDI ta kalojë ligjin e gjuhëve në Kuvend si që është propozuar nga Qeveria pa asnjë ndryshim, pra të mos ketë votim për asnjë nga 90 amendamentet e VMRO-së, LSDM e BESËS.

Kjo siç mëson MEDIAL.mk, nga funksionar i lartë i BDI-së është strategji e integristëve gjë që mund të nuhatej në debatin e sotëm me amendamentet dhe zënkën mes kryetarit të Komisionit Artan Grubi dhe deputetit të BESËS, Fadil Zendeli.

Poenta e strategjisë së BDI-së është që Grubi të mos lejojë të vjen deri te votimi sipas amendamenteve të parashtruara. Nesër është dita e tretë dhe e fundit për amendamentet për ligjin e gjuhëve. Nëse arrin të ketë sukses strategjia e BDI-së, kjo nënkupton se asnjë nga amendamentet nuk do të arrijë fazën e votimit. Në atë rast, Kuvendi në seancë plenare do të votojë ligjin për gjuhët si që është propozuar nga Qeveria.

Sipas funksionarit, kjo s’do jetë rëndë e realizueshme, pasi VMRO-DPMNE që ka më shumë (84) amendamente nuk vjen në seancën e komisionit. Nga BDI, madje janë të bindur se asnjë amendament i LSDM-së (katër) dhe dy të BESËS nuk do të arrijë deri tek votimi.

Nëse Grubi, ose BDI arrin sukses në strategjinë kjo nënkupton se ligji i gjuhëve mund të votohet para Vitit të Ri. Nuk ka informacione nëse për këtë ka përgjigje nga LSDM-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat