Aksident trafiku në rrugën Tetovë-Trebosh

Maqedonia

Aksident trafiku në rrugën Tetovë-Trebosh

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 11:58
Ilustrim

Dje në mbrëmje (13 dhjetor) rreth orës 23, në rrugën lokale Tetovë-Trebosh, një automjet i markës "Golf" i drejtuar nga 54 vjeçari R .I.nga Tetova ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga korsia.

Nga ky aksident kanë pësuar vozitësi dhe tre pasagjerët që ndodheshin në makinë, të moshën 4, 12 dhe 65 vjeçe të cilët me një automjet tjetër janë transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës,ku u është dhënë ndihma e parë dhe janë lëshuar për trajtim të mëtejmë në shtëpi. 

Pas ispektimit ligjor të bërë nga ana e MPB-së është vërtetuar shkaku i akdisentit si dhe është përcaktuar edhe dëmi material i shkaktuar, i cili kap vlerën e 80 mijë denarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat