Edhe viti 2018 me shumë ditë jo-pune në Maqedoni

Maqedonia

Edhe viti 2018 me shumë ditë jo-pune në Maqedoni

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 12:04
Foto ilustrim

Maqedonia është vendi i parë dhe i vetëm në Ballkan që feston festa në numër të tepërt.

Programi i ditëve që nuk do të punohet gjatë vitit 2018 është i ”pasur” me shumë befasi për ata që nuk e duan vendin e punës.

Festat për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, festa shtetërore janë:
–Viti i ri do të nis me ditë jo-pune, pra 1 janari nuk punohet.
-7 janari – Kërshëndellat, nuk do të punohet ditën e hënë (8 janar)
-9 prilli – Pashkët
-1 maj – Dita e punëtorëve
-24 maj – ”Shën. Kirili dhe Metodij”
-15 qershor – Ramazan Bajrami
-2 gushti- Dita e Republikës
-8 shtatori- Dita e pavarësisë së Maqedonisë
-11 tetori- Dita e revolucionit
-23 tetori- Dita e luftës revolucionare
-8 dhjetori- ”Shën Klimenti i Ohrit

Për shqiptarët ditë jo-pune do të jetë:
-22 nëntori- Dita e Alfabetit shqip.

Për muslimanët do të jetë:
-21 gushti- dita e Kurban Bajramit.

Përndryshe, ditë jo-pune do të jenë mbi pesë ditë që do të lidhen me fundjavën që do të shkruhet si fundjavë e vazhduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat