Kuvendi nesër verifikon dorëheqjet e deputetëve të LSDM-së

Maqedonia

Kuvendi nesër verifikon dorëheqjet e deputetëve të LSDM-së

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 14:25
Kuvendi

Në fillim të seancës së nesërme do të konstatohen dorëheqjet e deputetëve Vasko Kovaçevski dhe Stevo Pendarovski.

Kovaçevski, i cili sot dha dorëheqje nga funksioni i deputetit, deklaroi se do të jetë njeriu i parë i kombinatit të "REK Bitolla" derisa Pendarovski është zgjedhur Koordinator nacional i NATO-s. Në vendet e tyre të deputetëve do të jenë Samka Ibraimovski dhe Dalibor Bogdanovski.

Në deklaratën për mediat Kovaçevski konfirmoi se është e mundur të ketë ndryshime më të mëdha në kuadrin qeveritar, por vlerëson se duhet të prononcohet kryeministri, Zoran Zaev.

Ai pret që këto ndryshime të jenë në drejtim të përmirësimit të gjërave në shoqëri dhe se deputetët e ardhshëm me angazhimin e tyre do t'i ruajnë interesat e qytetarëve dhe të koalicionit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat