Vitin e ardhshëm fillon ndërtimi i hekurudhës Bellakovcë – Kriva Pallankë

Maqedonia

Vitin e ardhshëm fillon ndërtimi i hekurudhës Bellakovcë – Kriva Pallankë

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 17:01
Ilustrim

Vitin e ardhshëm duhet të fillojë ndërtimi i pjesës së dytë të binarëve hekurudhorë drejt Bullgarisë, në aksën nga Bellakovca deri në Kriva Pallankë, në gjatësi prej 34 kilometrash, prej kur dje zyrtarisht u miratua grant prej 68,6 milionë euro nga Bashkimi Evropian.

“Atë që e paralajmëruam para disa viteve gjatë vizitës në Trieste do të realizohet. Maqedonia do të pranojë grant prej 68,6 milionë euro për ndërtim të pjesës së dytë të hekurudhës drejt Bullgarisë nga Bellakovca deri në Kriva Pallankë. Dokumentacioni i projektit është i përfunduar, është shpallur tender dhe në vitin 2018 duhet të fillojë ndërtimi i kësaj hekurudhe”, deklaroi sot ministri për transport dhe lidhje, Goran Sugareski.

Afati i projektuar për përfundimin e projektit është fundi i vitit 2021. Për finansim të këtij projekti Maqedonia fitoi borxh nga Banka evropiane për rindërtim dhe zhvillim, në lartësi prej 145 milionë euro. Shuma e borxhit të marë zvogëlohet me grantin e siguruar në Samitin e Triestes në vlerë prej 68,6 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat