Merret në pyetje eksperti i dytë i propozuar nga PSP-ja për rastin “Trust”

Maqedonia

Merret në pyetje eksperti i dytë i propozuar nga PSP-ja për rastin “Trust”

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 18:30
Në Gjykatën Penale

Në Gjykatën Penale sot u mbajt seancë e re për lëndën “Trust” të PSP-së, ku u mor në pyetje eksperti lgor Kosotv, i propozuar nga Prokuroria Speciale Publike.

Në fillim të gjykimit, mbrojtja dorëzoi dokumente të reja si prova të cilat u pranuan nga Gjykata dhe nga PSP.
Gabriel Bubevski nga PSP, pas përfundimit të seancës së sotme, tha se pas marrjes në pyetje të ekspertit ekonomik të propozuar nga ana e tyre lidhur me furnizimin e makinave dhe të dy firmat nga konsorciumi “Transmet” dhe “Sileks”, është vërejtur se ato nuk kanë disponuar me pajisjen e nënvizuar në dokumentacionin e tenderit.
I akuzuari Sead Koçan gjatë gjykimit shfaqi dyshim se marrëveshja e dhënë në ekspertizë dhe marrëveshja në dokumentacionin e tenderit nuk janë të njëjta.

Prokurori Bubevski, në të u përgjigj se eksperti ka theksuar se të dy marrëveshjet nuk janë me numë të njëjtë të arkivimit. Theksoi se nga dëshmia e ekspertit është parë se makinat janë furnizuar madje vitin e ardhshëm edhe atë një pjesë, e jo të gjitha.

Në pjesën e dytë të seancës gjyqësore, mbrojtja nga eksperti ka kërkuar të përgjigjet nëse konsorciumi edhe pas mekanizimin kontestues do t’i përmbushte kushtet për dokumentacion të tenderit.

Eksperti në të sqaroi se nëse përgjigjet për momentin, kjo duhet të jetë në mënyrë hipotetike. Megjithatë, ai tha se sipas dokumenteve të parashtruara në të cilat ai ka kryer ekspertizë shihet se në dokumentacionin e nevojshëm për tenderin kërkohet 10 njëri të kamionë me ngarkesë prej 30 tonëve, derisa konsorciumi ka dorëzuar se posedon gjithsej 16 kamionë edhe atë dhjetë kamionë “Transmet”, si bartë i konsorciumit, dhe gjashtë kamionë “Sileks”.
Në “Trust” i dyshuar i parë është biznesmeni Sead Koçan si edhe dy persona fizikë dhe tre juridikë, në mesin e të cilëve edhe drejtuesit e kompanive “Transmet”, “Sileks” dhe ‘Vato” SHPKNJP, për pjesëmarrje në një tender të Centraleve të Magedonisë.

Sipas akuzës, të dyshuarit me dokumente të falsifikuara kanë kurdisur tenderë në ELEM në vlerë prej 17 milionë euro. Lënda, siç publikoi PPS, është formuar në bazë të tri bisedave të përgjuara, prej të cilave dy të papublikuara në opinion prej 3.8.2011 dhe 6.10.2011.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat