“MPB-ja punon për transformim të tërësishëm në një shërbim cilësor për qytetarët e Maqedonisë”

Maqedonia

“MPB-ja punon për transformim të tërësishëm në një shërbim cilësor për qytetarët e Maqedonisë”

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 18:32
Oliver Spasovski

Për Ministrinë e Punëve të Brendshme puna parandaluese është një nga veprimet themelore policore, e është në drejtim të transformimit të tërësishëm në shërbim cilësor të qytetarëve, tha sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në tryezën e rrumbullakët – “Bashkëpunimi multi-institucional për Shkup të sigurtë”.

Siç kumtuan nga MPB-ja, në konferencën e cila është në organizim të Sektorit për zhvillim të policisë pranë misionit të OSBE-së në Maqedoni dhe në bashkëpunim me sektorin për parandalim pranë SPB Shkup, ministri Spasovski theksoi se praktika e deritanishme ka treguar se bashkëpunimi ndërinstitucional, koordinimi dhe veprimi janë larg më efektivë se cilat do përpjekje të pjesërishme.

“Funksionimi i një shoqërie ose në rastin konkret – bashkësi lokale,është një sistem i ndërthurur i rregullave, efikasiteti i të cilit varet nga të gjithë faktorët, gjegjësisht nga të gjithë vepruesit në atë sistem”, tha Spasovski.

Në tryezën e rumbullakët u promovua edhe doracaku për veprim të policisë lidhur me krimin nga urrejtja, i cili është dokument final nga bashkëpunimi afatgjatë i policisë dhe OSBE-së në këtë sferë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat