Qeveria e Maqedonisë do të pësojë ndryshime, emra të rinj do të përfshihen në pozita

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë do të pësojë ndryshime, emra të rinj do të përfshihen në pozita

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 09:39
Qeveria e Maqedonisë

Tërheqja e ministrit Samka Ibraimoski, si edhe caktimi i një deputeti në pozitën e udhëheqësit të termoelektranës së Manastirit, ka shtuar zërat se do të ketë ndryshime në përbërjen qeveritare.

Këto zëra forcohen me karrigen e zbrazët të ministrit të Shëndetësisë, si edhe bisedat ndërmjet liderëve të LSDM-së dhe BDI-së, respektivisht Zaevit dhe Ahmetit.

Edhe deputeti Artan Grubi, nga BDI, ka vërtetuar se kanë përfunduar bisedimet në lidhje me përbërjen qeveritare. Ndërkaq, Kuvendi duhet të konstatoj dorëheqjet e deputetit Vasko Kovaçevski dhe Stevo Pendarovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat