OBRM-PDUKM do të bllokoj rrugë dhe do të protestoj para Ministrisë së Drejtësisë

Maqedonia

OBRM-PDUKM do të bllokoj rrugë dhe do të protestoj para Ministrisë së Drejtësisë

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 11:58
Foto arkiv

OBRM-PDUKM-ja ka njoftuar se edhe sot do të bëjë bllokime të kryqëzimeve gjatë pasditës, si edhe protestë para Ministrisë së Drejtësisë.

Kjo parti konsideron se Maqedonia është shteti i vetëm në Evropë ku ka të burgosur politik, dhe se gjykatat nuk ndajnë drejtësi sipas ligjit, por sipas porosive të pushtetit.

Sipas tyre, qëllimi është që të frikësohen ata që mendojnë ndryshe nga pushteti, arrestohen patriotë, kurse lirohen vrasës, duke përmendur rastin ”Monstra”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat