Dhjetë orë kontroll policore në shtëpinë e ish-ministres Kançeska-Milevska

Maqedonia

Dhjetë orë kontroll policore në shtëpinë e ish-ministres Kançeska-Milevska

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 16:15
Elizabeta Kançeska-Milevska

Rreth dhjetë orë ka zgjatur kontrolli në shtëpinë e ish-ministres së Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska.

24Vesti bën të ditur se në shtëpinë e saj janë marrë dy telefona celular dhe një kompjuter që është pronë e djalit të saj.

Kontrolli është kryer me kërkesë të PSP-së dhe me vendim të Gjykatës Penale të Shkupit. Në momentet e kontrollit, Milevska ka qenë e pranishme dhe ka bashkëpunuar me policinë.

Avokati i saj, Sashko Dukoski e ka konfirmuar kontrollin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat