Padi penale kundër dy personave për shitje të heroinës në rajonin e Ohrit

Maqedonia

Padi penale kundër dy personave për shitje të heroinës në rajonin e Ohrit

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 20:03
Foto ilustrim

Policia ka ngritur padi penale kundër një personi nga fshati Llopat i Kumanovës dhe një person nga qyteti i Kumanovës, për të cilët ekziston dyshim se janë kryerës të veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në treg të drogave narkotike, substancave psikotropike dhe prekurzorëve”.

Siç informuan nga SPB Ohër, të denoncuarit kah fundi i vitit të kaluar kanë blerë sasi të madhe të heroinës dhe në shtëpi të marrë me qira në Ohër, kanë kryer paketimin e saj në sasi më të vogla në pako najlloni dhe më pas e kanë shitur te më shumë persona të varur nga substancat narkotike.

Gjatë bastisjes së kryer në atë shtëpi, është gjetur heroina, si dhe një sasi medikament-kofeinë, që bën pjesë në grupin e stimulansëve dhe në tregun ilegal përdoret si shtesë për heroinën për të shtuar masën e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat