Konferenca e pestë e Shoqatës së përkthyesve të Maqedonisë

Maqedonia

Konferenca e pestë e Shoqatës së përkthyesve të Maqedonisë

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 12:45
Foto ilustrim

Shoqata e përkthyesve dhe interpretuesve e Republikës së Maqedonisë (SHPRM) sot do ta mbajë konferencën e pestë në të cilën do të përfshihen tema të cilat, sipas anëtarëve të SHPRM-së, janë me interes të veçantë dhe të dobishme për të gjithë profesionistët nga veprimtaria e përkthimit, për shfrytëzuesit e shërbimeve të përkthimit dhe për opinionin.

Tema të konferencës janë “Përkthimi letrar – kurthet në shoqëri, kulturë dhe praktikë: propozimi për Marrëveshje autoriale dhe mundësitë për mbështetje financiare të përkthimit”, “Interpretimi në bashkësi – kategorizim i ri, sfida të reja”, “Sfidat gjatë përkthimit të dokumenteve gjyqësore dhe obligimet dhe detyrat gjatë interpretimit në sallë të gjyqit”.

Me lektorët e gjuhës shqipe dhe maqedonase, ndërkaq, do të bisedohet në temën “Llojet e reja të komunikimit dhe sfidat për ruajtje dhe modernizim të gjuhës shqipe dhe maqedonase”.  Konferenca, e cila do të mbahet prej orës 10:00 në Odën ekonomike të Maqedonisë, do të fillojë me nderimin e përkthyesit të vdekur para kohe, Ognen Çemerski dhe me fjalim hyrës të kryetares së SHPRM-së, Ognena Nikuljski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat