Ligji i ri për energjetikë i mangët, paqartësi në çmim

Maqedonia

Ligji i ri për energjetikë i mangët, paqartësi në çmim

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 16:54
Ilustrim

Pas një viti çdo familje do të mund të zgjedhë nga cila kompani do të blejë energji elektrike. Kjo është një nga ndryshimet kryesore që duhet ti sjellë ligji i ri për energjetikë.

Nuk dihet se sa kompani do të paraqiten para qytetarëve me oferta konkrete dhe pako për furnizim me energji elektrike, apo sa do të jetë konkurrenca e madhe, apo e vogël në këtë treg, e cila tani është në duart e EVN-së. Çdo familje do mund të zgjedhë pakon që i përshtatet asaj, ngjashëm siç është tani me shërbimet e telekomunikacionit.

Megjithatë, familjet do mund të zgjedhin të mos pranojnë asnjë nga ofertat e kompanive – furnizuese. Në këtë rast rrymë do të mund të marrin nga i ashtuquajturi ofrues universal, i cili do të përzgjidhet në tender nga shteti. Nga Qeveria thonë se liberalizimi i plotë i tregut do të sjellë konkurrencë më të madhe, si dhe çmime më të mira për qytetarët. 

Një nga pikat e forta të propozim ligjit është se ai ju mundëson qytetarëve shpejt dhe me lehtësi ta ndërrojnë furnizuesin nëse konstaton se një furnizues tjetër ju ofron kushte apo pako më të favorshme të energjisë elektrike. Siç pritet, Ligji për Energjetikë, që duhet të jetë një harmonizim i tregut të brendshëm me rregulloret evropiane do të miratohet në muajt e parë të vitit 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat