Shehu: Maqedonia shumë afër zgjidhjes së çështjes së emrit dhe aplikimit të dygjuhësisë

Maqedonia

Shehu: Maqedonia shumë afër zgjidhjes së çështjes së emrit dhe aplikimit të dygjuhësisë

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 17:49
Ish-ministri i jashtëm Tritan Shehu

Në këndvështrimin e politikës shqiptare, Maqedonia është më pranë se kurrë zgjidhjes së dy prej ngërçëve më të mëdha: çështjes së emrit dhe aplikimit të dygjuhësisë.

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë Tritan Shehu, thotë në një intervistë për Tvm2 se bisedimet e para pak ditëve mes Maqedonisë dhe Greqisë janë mjaft pozitive, ndërsa parashikon zgjidhje të këtij ngërçi. Por, ai e ka një këshillë për autoritetet e Maqedonisë. 

Po aq perceptim pozitiv, Shehu ka edhe për cështjen e dygjuhësisë. Ai shpreh besimin që e vetmja rrugë për Maqedoninë është BE, ndaj si dygjuhësia ashtu edhe Marrëveshja e Ohrit, do të jenë tërësisht të zbatueshme. 
 
Ish-ministri i jashtëm Tritan Shehu flet edhe për disa interferenca të rrezikshme në rajon, te cilat duhen shmangur, dhe për këtë gjë, e vetmja siguri është NATO. 
 
Pyetjes nëse Tirana zyrtare po luan një rol ndihmës per hapesiren mbarëshqiptare e veçanërisht në Maqedoni, ish-ministri i jashtëm i përgjigjet me skepticizëm. 
 
Për Tritan Shehun, kjo është periudhë e artë për shqiptarët e Maqedonisë, ndaj nuk duhet ta humbasin rastin për të këmbëngulur në të drejtat e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat