A po rikthehet Nevzat Bejta ?

Maqedonia

A po rikthehet Nevzat Bejta ?

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 18:54
Nevzat Bejta

Sot, ish Kryetari i Gostivarit, Nevzat Bejta ka pranuar një dhuratë që e quan të çmuar. Në faqen e tij në Fejsbuk, Bejta ka shpalosur dhuratëm. Bëhet fjalë për librin e autorit Milaim Fejziu mbi themelimin e UT-së.

“Falënderoj mikun, veprimtarin dhe profesorin e nderuar z. Milaim Fejziu për këtë dhuratë të çmuar. Është libri mbi përshkrimin në hollësi të themelimit të Universitetit të Tetovës. E kush mundet më mirë që ta përshkruan se sa vet themeluesi i këtij tempulli të diturisë ?”, shkruan Bejta.

Ky libër, shkruan Bejta, do të shërben si dokument i rëndësishëm për gjeneratat që vijnë sa i përket themelimit të Universitetit tonë. Respekt i nderuari profesor, Milaim Fejziu.

Falënderoj mikun, veprimtarin dhe profesorin e nderuar z. Milaim Fejziu për këtë dhuratë të çmuar. Është libri mbi përshkrimin në hollësi të themelimit të Universitetit të Tetovës.

E kush mundet më mirë që ta përshkruan se sa vet themeluesi i këtij tempulli të diturisë ?

Ky libër do të shërben si dokument i rëndësishëm për gjeneratat që vijnë sa i përket themelimit të Universitetit tonë. Respekt i nderuari profesor, Milaim Fejziu.

Dhurata, siç mund të shihet në fotografi, është bërë në selinë e BDI-së në Gostivar, gje që tregon se Bejta vazhdon të jetë i mishëruar me partinë që e krijoi.

Pas zgjedhjeve lokale, Bejta deklaroi që tërhiqet për një kohë të pacaktuae nga politika, por siç duket me mendje dhe me shpirtë vazhdon të mbetet aty ku e filloi shumë vite më herët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat